Politikë

ARBËR ZAIMI: GAZETARIA DHE SPEKULIMI JANË GJËRA TË NDRYSHME

Arbër Zaimi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje,  ka reaguar në llogrinë e tij në Facebook ndaj spekulimeve të disa portaleve dhe gazetarëve të caktuar, në lidhje me bisedimet mes LV e LDK, duke thënë mes tjerash se gazetaria dhe spekulimi janë gjëra të ndryshme.

Postimi i tij i plotë:
Portalet menjëherë fillojnë me spekulime pa lidhje. Gazetaria dhe spekulimi janë gjëra të ndryshme. Rrenat nuk janë lajm. Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë.

Kur s’keni çfarë bëni, lexoni letërsi ose shihni ndonjë film, siç bëj unë. S’ka nevojë për fake news.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *