Politikë

VJOSA OSMANI: LDK-ja NUK DO TË MARRË NDONJË INICIATIVË PËR TA SHKARKUAR KONJUFCËN

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të pranojnë të bëhen bashkë me PAN-in për ta shkarkuar Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Osmani ka thënë se LDK-ja nuk do të marrë ndonjë iniciativë për ta shkarkuar Konjufcën nga pozita e të parit të Kuvendit. Ajo gjithashtu, në selinë e LDK-së, iu tha gazetarëve se është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *