Politikë

MANXHUKA: MARRËVESHJEN MES VV-SË DHE LDK-SË ËSHTË DUKE E PENGUAR SHTETI I KAPUR

Arlind Manxhuka, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se pengesat për arritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së, po i vendos një shtet i kapur dhe se do të ishte naivitet po të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni, meqenëse popullin nuk e ndalën dot me 6 tetor, kjo është përpjekja tjetër.

Postimi i zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka

Në instancë të fundit ky koalicion po përballet me pengesat që t’i vendos një shtet i kapur. Do të ishte naivitet po të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni e pastaj do të përballeshim me ata që kanë kapur shtetin. Kjo është parasfida. Meqenëse popullin nuk e ndalen dot me 6 tetor, kjo është përpjekja tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *