Epidemia e koronavirusit ka filluar të përhapet në botë
Nga epidemia e llojit të ri koronavirusi (2019-nCoV) që ndodhi në Wuhan, Kinë dhe u përhap në të gjithë vendin, deri më tani kanë humbur jetën 56 njerëz.
Sipas deklaratës së Komisionit Kombëtar të Shëndetit, numri i të prekurve nga virusi në të gjithë vendin është rritur në 975 mijë, ku 324 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë transmeton kapixhiku.
Sipas shpërndarjes në provinca dhe qytete, 52 njerëz vdiqën në Hubej, 1 në Hinan, 1 në Hibej, 1 në Hejlongxhiang dhe 1 në Shangai.
Ndërkaq numri i personave që dyshohet se janë prekur nga virusi u raportua si 2 mijë e 684.
Komisioni njoftoi se janë zbuluar 688 raste të reja në 24 orët e fundit dhe se nën vëzhgim janë edhe 21 mijë e 556 persona, të cilët kanë kontaktuar me të infektuarit.
Ndërsa bëhet e ditur se 49 të infektuar u shëruan dhe u liruan në shtëpi.
Ndërkohë, 51 persona në Pekin, 40 në Shangai, 75 në Çongqing dhe 13 në Tianxhin janë prekur nga virusi.
Ndërkaq provinca Hubej kryeson me numrin e të infektuarve me 1 mijë e 52, dhe pasohet nga provincat Xhixhiang me 104, Guandong 98 dhe Hinan 83 raste të të infektuarve.
Megjithatë, 5 persona në Hong-Kong dhe 2 në Makau, një nga rrethet administrative speciale të vendit, u prekën nga ky virus.
Njoftohet se edhe në Tajvan me këtë virus janë infektuar 3 persona.
Nga ana tjetër, përveç Kinës nga koronavirusi i llojit të ri në Tajlandë janë infektuar 4, në Japoni 2, në Korenë e Jugut 2, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2, në Vietnam 2, në Singapor 3, në Malajzi 3, në Nepal 1, në Francë 3 dhe 1 në Australi.
Ndërkohë raportohet se 1 nga 2 rastet në Japoni dhe 2 nga 4 rastet në Tajlandë janë shëruar.