Po, është ndoshta koha që të mësohemi me aparatin fotografik penta që do të thotë kamerë me pesë sensorë. Xiaomi ka testuar një smartphone të ri të quajtur Xiaomi Mi CC9 Pro (një emër jashtëzakonisht i vështirë për Xiaomi), e cila krenohet me një tipar mjaft mbresëlënës: një kamerë të pasme 108-megapiksel, penta me 5x zoom optik.
CC9 Pro është telefoni i parë që do të jetë me sensorin e ri 108 megapixel të Samsung-ut. Edhe pse numri në megapixel mund të duket i tepërt, telefonat e pajisur me këtë sensor kryesisht do të përdorin një teknikë të quajtur pixel-binning për të krijuar imazhe më të mprehta dhe më të ndritshme.
Xiaomi Mi CC9 Pro do të del në treg më 5 nëntor.
Ne kemi parë edhe më herët telefona me 5 kamera të pasme si Nokia 9 PureView poashtu edhe ato me zmadhim optik 5x, si P30 Pro i Huawei. Por ky telefon i ri nga Xiaomi është i pari që i bashkon të gjitha.
Xiaomi nuk është fokusuar shumë në kamera të telefonave. Telefonat e tyre kanë specifikacione teknike mbresëlënëse, por herë pas here mbeten prapa konkurrentëve kur është fjala për inovacione. Telefonat e Xiaomi shpesh janë shumë më lirë se konkurrenca. Me një çmim të mirë, CC9 Pro mund të jetë një konkurrent interesant.
Nuk ka detaje të tjera në lidhje me CC9 Pro, përveç që ajo do të del në treg në një eveniment të 5 nëntorit, kur Xiaomi gjithashtu pritet të nisë një smartwatch të ri dhe një version të ri të televizorëve Xiaomi.