Teknologji

Shkencëtarët prodhuan diamantin artificial

Në Kinë, shkencëtarët nga Instituti Ningbo i Teknologjisë së Materialeve dhe Inxhinierisë, që veprojnë brenda Akademisë së Shkencave Kineze, prodhuan një diamant artificial me madhësi një karat në mjedisin laboratorik.

Fara e diamanti artificial i marrë nga diamanti natyror është zhvilluar njësoj sikur zhvillohen perimet nga fara e tyre por si dallim këtu një molekulë gazi i metanit është përdorur për rritjen e saj.

Kryetari i grupit hulumtues, Li Hı, i cili menaxhon studimin, tha se nga një copë diamanti natyror është ndarë atomi i karbonit dhe me ndihmën e molekulave të metanit ate kanë depozituar atë në diamantin e farës.

Diamantet artificiale rriten 0.007 milimetra në orë pra afërsisht për një javë arrijnë madhësi prej një karat, ndërsa është thënë se pastërtia dhe ngurtësia e diamantit artificial është e krahasueshme deri diku me diamantin natyror.

Për shkak të teknikave të ndryshme të përpunimit, është shprehur çmimi i një diamanti natyral prej një karat sillet nga 20 mijë yuan (afërsisht 2 mijë e 830 dollarë) deri në 200 mijë yuan (28 mijë 306 dollarë), ndërsa e njëjta madhësi e diamantit artificial do të jetë rreth 3 mijë e 300 yuan (afërsisht 470 dollarë).

Gjithashtu u theksua se diamantet artificiale mund të përdoren për prodhimin e radarit, lazerit, optikës dhe pajisjeve që kërkojnë mprehtësi në fusha të ndryshme.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *