Aktualitet

U MBAJT TURNEU MEMORIAL I SHAHUT “ASTRIT DEHARI” NË PRIZREN

Ka përfunduar turneu memorial, i dyti me radhë, “Astrit Dehari”.  Pas nëntë xhirove, në grupin A, fitues doli Sulejman Suloviq nga Sanxhaku, ndërsa në grupin e dytë, pas shtatë xhirove të luajtura, më i suksesshmi doli Iftiman Shala. Përveç mirënjohjeve, për 19 më të mirët u ndanë, kupa dhe diploma.

Për të dytën herë me radhë në Prizren u mbajt turneu memorial i shahut “Astrit Dehari”. Turneun e shpalli të hapur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nën patronatin e të cilit edhe u organizua kjo ngjarje sportive.

Në hapje, kryetari Haskuka deklaroi se edhe kjo ngjarje i shërben masovizimit të këtij sporti në vendin tonë. Ndërsa sekretari i FSHK-së, Burhamidin Misini deklaroi :“Ky turne edhe sivjet u vlerësua mjaft atraktiv për nga interesimi i pjesëmarrësve”.
Në fund të këtij turneu, që zgjati më shumë se tetë orë, shahistët më të mirët u nderuan  me mirënjohje, kupa dhe diploma.  Në ndarjen e çmimeve, pos kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mori pjesë edhe babai i Astrit Deharit, Avni Dehari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *