Aktualitet

Mytaher Haskuka hedh dyshime, por shpreson në gjyqësor të pavarur për rastin e ndalimit të zyrtarëve ligjorë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në llogarinë e tij në Facebook, pasi ka përmendur problemet dhe paditë e shumta në gjykata të trashëguara nga qeverisja e kaluar komunale, ka hedhur dyshimin se Arben Krasniqi, përfaqësuesi i Zyrës Ligjore, i cili ka ndërmarrë 2222 veprime lidhur me përfaqësimin ligjor të Komunës së Prizrenit dhe i cili ka bashkëpunuar me hetuesin dhe përditë ka pasur nga 5 deri 8 raste të përfaqësimit ligjor nëpër seanca gjyqësore, të ketë një masë të tillë.

Reagimi i plotë i kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka

 Kur në janar të vitit 2018 kemi marrë qeverisjen komunale, njëra nga problemet e shumta që kemi trashëguar ishin paditë ndaj Komunës në gjykata dhe përfaqësimi ligjor i Komunës.

Komuna e Prizrenit ka pasur rreth 3700 raste nëpër gjykata. Gjatë kësaj periudhe, katër përfaqësues ligjorë kanë dhënë dorëheqe si pasojë e ngarkesës me lëndë dhe në disa raste edhe të kërcënimeve ndaj zyrtarëve.

Nga korriku i vitit 2018, Arben Krasniqi ka pranuar përgjegjësi në Zyrën e Përfaqësuesit Ligjor dhe ka përfaqsuar komunën në shumë raste, në këtë aspekt në bazë të raportit të viti 2019, zyra ligjore ka ndërmar 2222 veprime lidhur me përfaqsimin ligjor të Komunës së Prizrenit, që I bjen rreth 9 aktivitete në ditë.

Nga mediat u njoftova që kanë filluar hetimet ndaj Arbenit dhe është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor. Nuk di cilat janë arsyet, por për një zyrtar I cili ka bashkëpunuar me hetuesin dhe çdo ditë ka rreth 5 deri 8 raste të përfaqësimit ligjor nëpër seanca gjyqësore është masë e cila na bën të mendojmë?

Shumë linqime e njollosje pikërisht nga partitë që e kanë katandisur Kosovën dhe e kontrollojnë sistemin… por unë mbes me shpresë për gjyqësor të pavarur dhe që e vërteta të del në shesh sa më shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *