Aktualitet

Formohet Këshilli Lokal i Paqes në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se është formuar Këshilli Lokal i Paqes në Prizren, i cili do të funksionojë në kuadër të rrjetit global të Federatës së Paqes Universale.

Kryetari Haskuka, njoftimin e bëri në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot formuam Këshillin Lokal të Paqes në Prizren, që do të funksionojë në kuadër të rrjetit global të Federatës së Paqes Universale, e cila numëron mbi 100 mijë  anëtarë si ambasadorë të paqes nga 156 shtete të ndryshme.

Uroj kryetarin e sapo emëruar, z. Bedri Çejkun, si dhe nënkryetarët, znj. Nazli Tyfekçi dhe z. Valton Saiti, që pranuan përgjegjësinë për ta përfaqësuar këshillin lokal në këtë federatë, në mënyrë që të japim kontributin tonë të përbashkët në të mirë të paqes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *