Rajoni dhe Bota
Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm
Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazığ kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa në Malatya gjashtë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 60.
“Sipas të dhënave paraprake, në Elazığ kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë plagosur 12 të tjerë. Në Malatya kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë plagosur 45”, tha AFAD, duke shtuar se mbi 490 punonjës të kërkim-shpëtimit janë dërguar në rajon.