Rajoni dhe Bota

176 VIKTIMA NGA RRËZIMI I AEROPLANIT UKRAINAS PRANË NJË AEROPORTI NË TEHERAN

Një avion ukrainas me 176 njerëz në bord u rrëzua të mërkurën pranë një aeroporti në Teheran, njoftoi televizioni shtetëror. Zyrtarët thanë se nuk ka të mbijetuar.

Avioni sapo ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini dhe ishte drejtuar për në Kiev. Rrëzimi dyshohet se është shkaktuar nga probleme mekanike, tha televizioni, pa dhënë hollësi.

Një ekip hetimi shkoi në vendin e rrëzimit në periferinë jugperëndimore të Teheranit dhe sot në mëngjes nisi punën për nxjerrjen e viktimave nga vendi i ngjarjes.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se një avion ukrainas 737-800 që operohej nga Ukraine International Airlines u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndaloi komunikimin, sipas faqes së internetit FlightRadar24.

Rrëzimi erdhi disa orë pasi Irani ndërmori një sulm me raketa balistike që kishin në shënjestër dy baza në Irak ku ishin stacionuar forca të SHBA, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare Kasem Soleimani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *