Rajoni dhe Bota

JAVË E ZEZË E VITIT 2020 NË SHQIPËRI

Dhjetë persona kanë humbur jetën vetëm në javën e parë të vitit të sapofilluar. Tre nga këta persona kanë qenë pre e atentateve, ndërsa  shtatë të tjerë janë mbytur në aksidente të ndryshme.

 Rasti i fundit i një atentati ishte ai i sotmi në Rrëshen, ku u vra me snajper pronari i një televizioni lokal. Një ditë më parë, në qytetin Bajram Curr të Tropojës u vra një tjetër biznesmen 47 vjeçar, Guxim Gjyriqi, në qytetin Bajram Curr. Ai u qëllua për vdekje nga një makinë, e cila u gjet e djegur rreth 60 kilometër nga vendi i ngjarjes, në fshatin Golaj të Hasit. Deri tani, edhe për këtë vrasje, nuk ka persona të dyshuar apo të ndaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *