Rajoni dhe Bota

Ajatullah Khamenei bën thirrje për sulm të drejtpërdrejtë ndaj interesave amerikane

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei ka thënë se Irani duhet të sulmojë drejtpërdrejt interesat amerikane si përgjigje ndaj vrasjes së komandantit të Gardës Revolucionare Islame Qasem Soleimani, transmeton Kapixhiku.

Soleimani, i vrarë të enjten në një sulm me dron të urdhëruar nga Presidenti Trump, ishte arkitekti i përpjekjeve luftarake iraniane në Siri. Pentagoni e konsideron ate si përgjegjës kryesor për vdekjen e qindra ushtarëve amerikanë që nga ndërhyrja e vitit 2003 në Irak.

Khamenei mori pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit menjëherë pas vdekjes së Soleimanit. Gjatë takimit, Khamenei tha se Irani duhet t’i përgjigjet drejtpërdrejt vrasjes me forcat e veta. Ai tha gjithashtu se përgjigja duhet të jetë proporcionale me vrasjen e Soleimani, një nga figurat më të fuqishme në vend.

Khamenei qau hapur derisa drejtonte lutjet mbi arkivolin e Soleimanit në funeralin e gjeneralit të Hënën. Qindra mijëra iranianë dolën për varrosje, 32 persona u vranë dhe 190 u plagosën në një rrëmujë gjatë varrimit në qytetin e lindjes të Soleimanit në Kerman.

Presidenti SHBA-ve Trump të Premten u tha gazetarëve se vrasja e Soleimanit nuk ishte menduar si një provokim për luftë.

“Ne morëm masa mbrëmë për të ndaluar një luftë. Ne nuk kemi ndërmarrë veprime për të filluar një luftë, “tha Trump. “Ne nuk kërkojmë ndryshimin e regjimit. Sidoqoftë, agresioni i regjimit iranian në rajon duhet të përfundojë, dhe ai duhet të përfundojë tani. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *