Dy aksidente në punë në Itali, rëndë dy punëtorë shqiptarë
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 2 aksidentet në punë, ku janë plagosur rëndë dy punëtorë emigrantë shqiptarë.
Rreth orës 10.45 të ditës së sotme, një emigrant shqiptar 48 vjeç është rrëzuar nga skela në lartësi prej 5 metra në një kantier ndërtimi gjatë punimeve në një pallat në qendër të Milanos.
I aksidentuari ndodhet në gjendje kritike për jetën e po mjekohet në spitalin e Milanos. Autoritetet kanë hapur një proces hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti në punë.
Një tjetër aksident në punë është regjistruar pasditen e datës 8 janar 2020 në komunën Caresana në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes.
Një tjetër punëtor shqiptar 34 vjeç është rrëzuar nga një lartësi prej10 metrash ndërsa po punonte në çatinë e një ndërtese. Ai ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin lokal e gjëndja shëndetësore e tij vazhdon të jetë kritike.
Gjatë viti 2019 në Itali janë shënuar 997 viktima gjatë aksidenteve në punë e rreth 590 mijë denoncime për aksidente e dëmtime fizike gjatë aktivitetit të punës, Numri më i lartë i viktimave të punës është regjistruar në rajonin e Lombardisë.