Politikë

ALBIN KURTI TREGON ARSYET E VONESËS PËR FORMIMIN E INSTITUCIONEVE TË REJA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një prezantim para studentëve ndërkombëtarë nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut. Në këtë takim Kurti ka folur për situatën aktuale politike në vend, rëndësinë e zgjedhjeve të 6 tetorit, arsyet e vonesës për formimin e institucioneve të reja dhe përpjekjet që po bëhen për formimin e tyre.

Gjatë javës, kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mbajti një prezantim para 120 studentëve ndërkombëtarë nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut, të cilët ishin të shoqëruar nga profesoresha Marijana Gradits.

Kryetari Kurti foli për situatën aktuale politike në vend, duke sqaruar rëndësinë e zgjedhjeve të 6 tetorit, arsyet e vonesës për formimin e institucioneve të reja dhe përpjekjet që po bëhen për formimin e tyre. Ai paraqiti para studentëve programin zhvillimor te Lëvizjes që në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtetndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit. Prioritet i qeverisë së re se do të jetë forcimin i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit, theksoi ai në fjalën e tij.

Pas prezantimit të shkurtër, studentët parashtruan pyetjet që zgjeruan diskutimin mbi pikat programore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit. Studentët mes tjerash u interesuan edhe për qëndrimet e Lëvizjes për çështje të caktuara ndër vite, për hapat konkret të Lëvizjes si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme, si dhe për marrëdhëniet dhe politikat që bashkojnë komunitetet e ndryshme në Kosovë.

Studentët falënderuan Kryetarin Albin Kurti për prezantimin e bërë para tyre dhe përgjigjet në pyetjet dhe çështjet e ngritura nga ta. Kryetari Kurti njashtu i falënderoi ata për ftesën e tyre për pjesëmarrje në këtë diskutim dhe për interesimin e treguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *