Politikë

Konjufca takon ambasadorin e ri italian, Nicola Orlando

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Diplomati italian uroi Konjufcën për zgjedhjen në pozitën e kreut të Parlamentit, ndërsa Konjufca falënderoi atë për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, dhe u shpreh se kjo është e nevojshme të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ambasadori Orlando konfirmoi se Italia është e angazhuar në integrimin progresiv evropian të Kosovës dhe Ballakanit Perëndimor.

Konjufca tha se për Kosovën është me interes jetik mbështetja e Romës zyrtare, si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe në aspektin e brendshëm, siç janë zhvillimi ekonomik, ngritja e mirëqenies së qytetarëve, forcimi i sundimit të rendit e të ligjit, si dhe konsolidimi i mëtejmë i demokracisë.

“Konjufca dhe Orlande ndanë mendim të përbashkët se marrëdhëniet e mira dhe të gjithanshme midis Kosovës dhe Italisë, mund të zgjerohen dhe forcohen më tej në fushat me interes reciprok”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *