Teknologji

Huawei P40 Pro mund të del në treg me Android 10 dhe Harmony OS

Huawei prezantoi Mate 30 dhe Mate 30 Pro muajin e kaluar me Android 10 të instaluar, por nuk kishte akses në shërbimet e Google për shkak të ndalimit të tregtisë të SHBA-së me produktet Kineze. Kjo situatë mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm, por thuhet se Huawei ka marrë një strategji të ndryshme për telefonat e saj të ardhshëm.

Një këshilltar pretendon se seria Huawei P40 do të përdorë Android 10 dhe Harmony OS nëse ndalesa e tregtisë amerikane nuk hiqet deri në fillim të vitit 2020. Kjo do të thotë që blerësit e P40 dhe P40 Pro do të jenë në gjendje të provojnë Android 10 pa shërbimet e Google, thjesht si pronarët e Mate 30 Pro dhe poashtu sistemin operativ të Huawei pra Harmony OS i cili mbështetet nga një Play Store i vetë.
  
Kjo lëvizje do t’i lejojë klientët jashtë Kinës të provojnë sistemin e ri operativ të Huawei pa i detyruar ata. Strategjia me sistem operativ të dyfishtë gjithashtu duhet t’i lejojë kompanisë të mbledhë reagime të rëndësishme të klientëve në lidhje me sistemin e saj të ri operativ dhe ta adaptojë atë me nevojat e klientëve më shumë.

Vetë Huawei ka konfirmuar në të kaluarën se Harmony OS nuk është ende i gatshëm për smartphone. Për më tepër, sistemi operativ nuk do të jetë një konkurrent i zbatueshëm i iOS për dy vjet të tjera. Sidoqoftë, kompania pa dyshim ka burime të mjaftueshme financiare dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të shpejtuar zhvillimin dhe për ta përgatitur këtë sistem me kohë për telefonin e ardhshëm P40 Pro.

Huawei P40 dhe P40 Pro pritet të dalin në Mars 2020 në një eveniment special në Evropë. Nëse ndalesa e tregtisë në SHBA do të hiqet më herët, Huawei sigurisht që do të heqë strategjinë e dual-boot në favor të Android 10 të freskuar me EMUI 10 dhe gamën e shërbimeve dhe aplikacioneve të Google, përfshirë Play Store.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *