Night mode apo modaliteti i errët shpesh përmendet në aplikacione të telefonave të mençur.
Çfarë kontribuon modaliteti i errët në smartphone-in tuaj? Ne do t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve duke u bazuar në rezultatet e disa testeve.
Night mode apo modaliteti i errët u fut shpejtë në jetën tonë me sistemet e reja operative Android 10 dhe iOS 13. Para së gjithash, kjo nuk është vetëm një inovacion i dizajnit por është në fakt një veçori shumë e rëndësishme për telefonat inteligjentë. Kjo për faktin se shumica e telefonave inteligjentë që dolën në treg së fundmi kanë panele OLED dhe AMOLED. Këto panele konsumojnë më pak energji në mënyrë që pikselët të sigurojnë efikasitet më të lartë të energjisë në imazhet e errëta. Pra përdorin më pak energji dhe prodhojnë një ngjyrë të errët më të bukur.
Kjo veçori, e cila vjen me panelet OLED dhe AMOLED zgjat jetën e baterisë nëse përdorim modalitetin e errët, pasi siguron si ngjyra më të sakta, ashtu edhe efikasitet më të lartë të energjisë. Për shembull, një piksel për të prodhuar një ngjyrë të zezë ai piksel fiket. Pikseli i fikur merr të zezën natyrale nga ekrani i telefonit dhe nuk harxhon energji. Në këtë mënyrë, fitojmë performancë si në ngjyra ashtu edhe në bateri.
Ju mund të shihni se sa e rëndësishme është mënyra e errët në testet e kanalit YouTube PhoneBuff. Në videon që ndajmë më poshtë, mund të shihni ndryshimin në performancën e baterisë midis modalitetit të errët dhe modalitetit normal.