Ambasada e Finlandës në Kosovë, UBT dhe UNDP-ja organizuan bashkërisht konferencën “Towards Small Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan. Folës në këtë konferencë mes të tjerëve ishin edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Në këtë konferencë, ku morën pjesë personalitete nga skena politike vendore e ndërkombëtare, si dhe studiues të shumtë, përfshirë rektorin e UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, drejtori ekzekutiv i Telekom, si dhe shumë personalitete dhe ekspertë të tjerë, Harri Tuomola, Pia Stjernvall, Harri Tuomola, Maria Suokko, Marta Gazideda, Ermal Lubishtani, Vjollca Cavolli, Valdrin Lluka, Pekka Mattila, Maria Suokko, Marta Gazideda, Murat Sahin, Bejtush Ademi, Berat Rukiqi, Ilkka Taipale, Robert Pasicko, Visar Ramajali, Nikki Murseli, Neil Talor etj. E në mesin e tyre folës ishin edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mes tjerash u tha se ky takim ishte rezultat i përpjekjeve të përbashkëta duke synuar të nënvizohet rëndësia e ekosistemeve inovative në Kosovë, që përbëjnë një rrjet kompleks të ndërvarur me organizatat dhe marrëdhëniet që synojnë krijimin dhe shpërndarjen e vlerave.
Në faqen e tij në Facebook, kryetari Haskuka njoftoi se në këtë konferencë pati rastin të flasë për inovacionin, digjitalizimin dhe edukimin, duke u bazuar në përvojat e qeverisjes komunale.
Postimi i plotë i Haskukës:
“Në konferencën e sotme “Towards
Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, që u organizua në
bashkëpunim mes Ambasadës Finlandeze, UBT-së dhe UNDP-së, pata rastin të flas
për inovacionin, digjitalizimin dhe edukimin, duke u bazuar në përvojat e
qeverisjes komunale.”
Në linkun më poshtë,
mund ta ndiqni edhe fjalën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,
në këtë konferencë:
https://www.youtube.com/watch?v=5g7O111xuVk