Aktualitet

NJË UDHË E DY PUNË TË ALBIN KURTIT NË PRIZREN

Në orët e pasdites, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve dhe që pret të bëhet kryeministër i vendit, ka njoftuar për takimin e sotëm në Prizren me tre deputetët e ardhshëm nga komunitetet, Rasim Demirin, Fikrim Damkën dhe Albert Kinollin, ndërsa ishte i pranishëm edhe në shënimin e 25-vjetorit të shoqatës “Esnaf.”

Njoftimi i plotë në Facebook:
“Në ‘Ambient’ të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, ka thënë Kurti, përcjell Koha.net. “6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria”

Më pas, Kurti mori pjesë edhe në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të shoqatës “Esnaf”.  Të pranishmëve në këtë manifestim, Kurti iu tha se përfshirja e grave në tregun e punës në Kosovë është më e ulëta në rajon. Mbi 80 % e grave janë jo aktive në tregun e punës. Si pjesë e reformave strukturore për rritjen e ekonomisë, rritja e pjesëmarrjes në tregun  e punës do të jetë prioritet i qeverisjes në ardhje. Kosova nuk e përballon lënien jashtë të afro gjysmës së fuqisë punëtore.

Kurti më tej tha se qeveria e ardhshme ka një numër masash të fuqizimit të grave dhe garantimin e barazisë gjinore në Kosovë. Sipas Kurtit, disa nga masat që do ta bëjnë të mundshme fuqizimin e grave do të jenë janë: bursat për studentet, shtesat për fëmijët, çerdhet e reja, trashëgimia në pronë, banimi i përballueshëm për çiftet e reja, përkrahja e nënave vetushqyese, duke shtuar se panairi i  këtillë është shembull praktik se si mund ta nxisim përfshirjen e grave në tregun e punës. Ai përmendi edhe takimin me kryeministrit e Maqedonisë Veriore, ku tha se i kishte kërkuar kryeministrit Zaev për ta hapur rrugën Tetovë – Prizren për t’i hapur edhe më shumë mundësi ekonomike Prizrenit. Gjë për të cilën kryeministri Zaev ishte plotësisht dakord me këtë iniciativë të tijën, tha Kurti në përfundimin e fjalës së tij para anëtarëve të shoqatës Esnaf” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *