Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka deklaruar se në periudhën 2018 – 2019 Komuna ka rritur subvencionet në bujqësi dhe se kjo degë e ekonomisë është një nga çështjet parësore të qeverisjes së tij. Ai po ashtu ka deklaruar se në periudhën 2016-2017 janë shpërndarë vetëm 45 lopë qumështore, ndërsa në periudhën 2018-2019 janë shpërndarë 179 lopë qumështore. Në rritjen e numrit për aplikim të fermerëve ka ndikuar edhe transparenca radikale në procedura, ka shkruar mes tjerash në llogarinë e tij, Mytaher Haskuka.
Postimi i plotë i kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka
Bujqësia është një sektor I cili ndikon në rritjen e punësimit dhe është bazamenti strategjik për zhvillimin e prodhimtarisë, prandaj një nga prioritetet e qeverisjes sonë është zhvillimi I bujqësisë. Në dy vitet e fundit kemi ritur buxhetin dhe mbështetjen për bujqit e Komunës së Prizrenit.
Në krahasim me qeverisjen e kaluar ku për dy vite (2016-2017) janë shpërndarë vetëm 45 lopë qumështore, gjatë qeverisjes sonë (2018-2019) ne kemi shpërndarë 179 lopë qumështore për fermerët tanë.
Pos rrijes së mbështetjes, në dy vitet e kaluara kemi një transparencë radikale në procedura, ku gjitha bëhen me shpallje publike, me kritere të shpallura me komisione vlerësuese dhe komisione për ankesa. Ndyshimi në transparencë më së miri vërehet nga numri I aplikimeve.
Gjersa në qeverisjen e kaluar ka pasur vetëm 45 aplikime për 45 lopë qumështore, në qeverisjen tonë në vitin 2018 për 80 lopë kanë aplikuar 120 fermerë dhe në vitin 2019 për 99 lopë kanë aplikuar 193 fermerë.
Gjersa ata që janë në opozitë me
jotransparencë mbështetjen kanë kanalizuar klaneve të tyre, tani në projektet e
komunës aplikojnë gjithë qytetarët dhe përfitojnë gjitha ata që I plotësojnë
kriteret.
Vazhdojmë…