Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, priti në një takim ish shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, ndërsa siç bëhet e ditur sonte do të jetë mysafir i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.
Qalaj e njoftoi nga afër mbi angazhimet dhe aktivitetet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.
William Walker, i cili erdhi në Kosovë për të shënuar përvjetorin e masakrës së Reçakut, sonte do të takohet me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, në ndërtesën e qeverisë.