Aktualitet

Arben Krasniqi dhe Shqipëron Krasniqi iu deklarojnë vërejtjet e tyre për zhvillimin e procedurave zyrtarëve të KMDLNJ-së

Me rastin e vizitës nga ana e KMDLNJ në Prizren bërë Arben Krasniqit, udhëheqës i Sektorit Ligjor dhe Shqipëron Krasniqit, përfaqësues i autorizuar i Zyrës së Përfaqësimit në Komunën e Prizrenit, i kanë deklaruar vërejtjet e tyre për zhvillimin e procedurave në lidhje me rastin. Arben Krasniqi ka pohuar se edhe sekuestrimi i veturës së tij është bërë pa të drejtë, ngase s’ka qenë objekt i kësaj çështjeje.

Raporti i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së, pas vizitës së të paraburgosurve A.K dhe Sh.K. zyrtarë ligjorë të Komunës së Prizrenit.

“Me dt.18.01.2020  në ora 10.30 zyrtarë të KMDLNJ-së, Qendra Rajonale në Prizren, vizituan të paraburgosurit:  A.K.  (1992) udhëheqës i sektorit ligjor dhe Sh.K. (1989) përfaqësues i autorizuar i zyrës së përfaqësimit në Komunën e Prizrenit, që nga dt.17.01.2020 me vendim të Gjykatës iu caktua paraburgimi prej 30-të ditësh.

 Të njëjtit i kan deklaruar KMDLNJ-së, se janë respektuar të drejtat e tyre që nga koha e intervistimit në Prokurori, pastaj ndalim policor dhe më pas në mbajtje, që  sipas tyre gjithëçka ka qenë korrekte lidhur me procedurat. Ata, kanë avokatë mbrojtës dhe gjithashtu s’kanë asnjë vërejtje dhe me trajtimin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

 Që të dy kishin patur ftesë nga Prokuroria Themelore e Prizrenit me dt.16.01.2020 dhe më pas janë dërguar në polici, ndalim policor dhe mbajtje ,derisa me 17.01.2020 Gjykata Themelor në  Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30-të ditës

Të njëjtit kanë vërejtje gjatë zhvillimit të procedurave për këtë rast.

A.K. ka pohuar se edhe sekuestrimi i veturës, (tipi Audi A-4) është bërë pa të drejtë, ngase s’ka qenë objekt i kësaj çështjeje.”

Arben Krasniqi dhe Shqipëron Krasniqi  janë ndaluar për një muaj në mbajtje pas kallëzimit penal bërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me pretendimin se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare me rastin e lejimit të këmbimit të një prone komunale me një pronë private në mënyrë të kundërligjshme, pasi më parë, kryetari i degës së kësaj partie në Prizren e kishte kërcënuar Arben Krasniqin, edhe me padi, kur i njëjti ia kishte ndaluar ndërtimin e lartë të një kompleksi banesor në rrugën “William Valker”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *