Ish pjesëtari i UÇK-së dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka njoftar se ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës ka thënë se do t’i përgjigjet më 5 shkurt.
Postimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Dua të ju
informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i
përgjigjem më datë 05.02.2020.Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare
asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e
UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e
veprimtarisë sime!
Me këtë rast, dua të falenderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e
drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falenderim dhe mirënjohje për të
gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata
bënë. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!.