Mefail Bajqinovci, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka renditur kategorinë e njerëzve të cilët po mundohen të krijojnë opinion anti-Vetëvendosje.
Postimi i plotë i Bajqinovcit:
Kush po mundohet të krijojë opinion anti VV?
Është interesante t’i shohësh në një pamje të përgjithshme, profilet, figurat “personalitetet”, partitë politike dhe profilet e zyrtarëve të tyre, të angazhuar, të koordinuar e të bashkrënduar në krijimin e një opinioni publik anti VV.
Nëse do t’i
kategorizonim këta talentë, fare lehtë është t’u gjesh kryegjënë që ata i
shquan:
1. Njerëz të gjendur në anën e gabuar të historisë së përpjekjeve të popullit
tonë për liri;
2. Njerëz të gjendur në tavolinat ku koordinoheshin projekte e politika
stabilizuese e mirëmbajtëse të pushtimit serb në Kosovë;
3. Avokatë publik të kastave e grupeve të korrupsionit – shpërndarës të
zellshëm të lajmeve “heroike” për hajdutët e këtij vendi e në anën tjetër,
shpërndarës edhe më të zellshëm të lajmeve komprimituese për njerëz atdhetarë,
idealistë e të ditur;
4. Profiterë të pamerituar të pushtetit, të cilëve u servoheshin trosha të
korrupsionit;
5. Të padijshëm e të përdorshëm nga pushtete të korruptuara në pasluftën e
Kosovës;
6. Zyrtarë partish politike, pa dallim, që shquhen për zhvillim e mirëmbajtje
të korrupsionit dhe që paranë publike e kanë përdorur për të blerë mbështetjen
politike për ata.
Janë të friksuar nga Vetëvendosja. Nga Albini. E dinë që LVV Albini nuk janë hakmarrës por gjithashtu e dinë se Albini i do njerëzit e guximshëm, ditur, atëdhetarët e vërtetë dhe idealistët. Albini është aleati i shoqërisë progresive të moralshme, punëtore e të ndershme. E dinë që shoqëria progresive dhe atëdhedashëse do të rigjej hapsirat e humbura për të punuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës me zhvillim ekonomik e social. Sistemi i vlerave perëndimore i instaluar në shtet e në politikbërje mund të mos jetë aleati i të frikësuarve që po kokorisin ditë e natë kundër votës së shpresës më 6 tetor. Qetësohuni, kjo është rrjedhë e natyrshme e gjërave sepse ky është mision i pa ndalshëm thellësisht kombëtar, emancipues e progresiv i Albinit. Është agu i një kohe tjetër.