Aktualitet

TAKIMI KURTI – WALKER, NË PRAG TË PËRVJETORIT TË 21-TË TË MASAKRËS SË REÇAKUT

Sot, kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes, Besnik Bislimi, priti në takim, mikun e Kosovës, z. William Walker.

Nëpërmjet një njoftimi Lëvizja Vetëvendosje njofton se ky takim është zhvilluar në prag të përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut dhe se u diskutua për rëndësinë e historisë në politikë, për përpjekjet nga Serbia për të mohuar krimet dhe për domosdoshmërinë e drejtësisë dhe zhdëmtimi për viktimat.

Lëvizja vetëvendosje po ashtu  ka  bërë të ditur se në këtë takim miqësor u diskutua edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Të dyja palët shprehën interesim që qeveria duhet të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe vullneti politik i qytetarëve për ndryshim, i shprehur me 6 tetor, të jetësohet sa më parë. – përfundon njoftimi nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *