Aktualitet

SHFAQEN MBETURINAT NË LUMBARDH, KOMUNA FILLON PASTRIMIN

Komuna e Prizrenit, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka filluar me aksionin e pastrimit të Lumbardhi dhe largimit të mbeturinave përreth shtratit të tij.

Aksioni i pastrimit po bëhet si pasojë e shfaqjes së mbeturinave të shumta në lumë, të cilat janë hedhur nga persona të papërgjegjshëm. Segmenti i cili po pastrohet është në gjatësi prej 2.5 km, kryesisht në pjesën urbane të qytetit, duke filluar nga pjesa e Marashit e deri tek Parku i Qytetit.

Ndërkohë, Komuna e Prizrenit tashmë ka nënshkruar edhe Lotin 3 të kontratës për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve të komunës me KRM Ekoregjioni, gjë që pritet të ndikojë pozitivisht në zonat ku ka pasur vështirësi për mirëmbajtjen e pastërtisë së rrugëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *