Kulturë

Teatri i Qytetit të Prizrenit shfaq falas reprizën e dramës “Porta për në ferr”

Nëpërmjet njoftimeve të ndryshme  në qytetin e Prizrenit bëhet e ditur se Teatri i Qytetit të Prizrenit shfaq reprizën e dramës “Porta për në ferr” të autorit Bejtë Krasniqi dhe në regji të Luan Kryeziut. Shfaqja jepet të mërkurën, më 23 tetor 2019, në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” dhe fillon ne orën 19:30.
“Porta për në Ferr” është një dramë socio-politike, e cila prek problemet aktuale të vendit dhe njerëzve tanë, njëkohësisht krye personazhi Dani, profesor, shndërrohet në shef të grupit kriminal, me shpresë se një ditë do t’i kthehet arsimit dhe do ta rregullojë tërë sistemin arsimor.
Organizatorët kanë njoftuar se hyrja është e lirë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *