Aktualitet

Tjetër aktakuzë për cenimin e fshehtësisë së votimit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, nëpërmjet një komunikate për media njofton se ka ngritur aktakuzë kundër A.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M. me datë 06.10.2019, rreth orës 13:20, në Mamushë, në vendvotimin 3201A, në shkollën fillore “Anadolu”, ka cenuar fshehtësinë e votimit të zgjedhjeve për deputet të Parlamentit të Kosovës,  në atë mënyrë që pasi voton fletëvotimin përmes telefonit celular “Samsung Galaxy J3” e fotografon dhe pastaj e poston në rrjetin social “Facebook” . Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri A.M., ka përmbushur elementet e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *