Politikë

Nesër është paraparë të mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për nesër mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës .

Në një njoftim për media është bërë e ditur se nesër, në mbledhjen e cila do të mbahet në orën 11:00, në rend dite janë tri pika:

– Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,

– Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe

– Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Mbajtja e kësaj mbledhjeje mbahet, ndonëse Kosova vazhdon të mos ketë qeveri.Deri më tani, liderët e të dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, ende nuk e kanë përmbyllur marrëveshjen për koalicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *