Rajoni dhe Bota

Kryeministri rus Medvedev kërkon bashkëpunim ekonomik me Serbinë

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka vizituar Beogradin të shtunën, për të parë nga afër një paradë të ushtrisë si dhe iu drejtua Parlamentit të Serbisë në një seancë solemne.

Medvedev në fjalimin e tij tha se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik të udhëhequr nga Rusia, kur ajo të vizitojë Rusinë më 25 tetor.

Medvedev ka vizituar Serbinë për të shënuar 75-vjetorin e çlirimit të Beogradit nga Lufta e Dytë Botërore. Ai është takuar me kryeministren Brnabiç dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *