Rajoni dhe Bota
Shqiptari i vë flakën vetes para Parlamentit Evropian
[N/dropcap]jë shtetas me origjine shqiptare i ka vënë flakën vetes para ndërtesës së Parlamentit Europian në Strasburg të Francës. Sipas agjencisë italiane të lajmeve “DNA.fr”, ky shtetas ka lyer veten me benzinë para ambienteve të PE rreth orës 16:00 të kësaj të marte.
Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë në përpjekje për t’i shpëtuar jetën personit që po digjej.Shqiptari gjithsesi ka marrë plage të rënda në fytyrë dhe duar. Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi ekstrem. Autoritete policore franceze nuk kanë identifikuar shqiptarin i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.