Rajoni dhe Bota
Irani sulmon bazën ajrore amerikane
Ushtria e Rojeve Revolucionare të Iranit nëpërmjet televizionit shtetërorë njoftoi se sulmoi bazën ajrore amerikane al-Asad në Irak me dhjetëra raketa. Sulmi shtë konfirmuar edhe nga zyrtarët amerikanë.
Ushtria e Rojeve Revolucionare nisi një sulm me raketa balistike në aeroportin ajror Ayn al-Asad, ku ndodhen trupat amerikane në provincën Anbar të Irakut. Sipas AA; Agjensia e Lajmeve Farse të Iranit, ndau pamjet e sulmit. Sulmi është konfirmuar gjithashtu edhe nga zyrtarët amerikanë të cilët nuk kanë dhënë ende një deklaratë nëse ka të vrarë apo plagosur transmeton kapixhiku.
Presidenti amerikan Donald Trump në vizitën e tij në Irak më 28 dhjetor kishte vizituar edhe trupat amerikane në Bazën Ajrore të Ayn al-Asad.