Rajoni dhe Bota
Sërish provokon patriarku Irinej, e quan Kosovën “Serbi të Vjetër”
Teksa ka uruar ortodoksët serbë për Krishtlindjet, patriarku Irinej nuk harroi të përmendte edhe Kosovën. Përmes një letre drejtuar besimtarëve ortodoksë, Irinej e cilësoi Kosovën “Serbi e Vjetër”.
“Besimi Ortodoks duhet të ruhet dhe të ruhet me çdo kusht, dhe ne nuk duhet të harrojmë Serbinë e Vjetër, Kosovën dhe viktimat e vendeve të tjera të ekzekutimit”, tha në letrën e tij patriarkut Irinej.