Politikë

LËVIZJA VETËVENDOSJE E GATSHME PËR QEVERISJE

Nëpërmjet një video mesazhi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,  iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës. Kjo paraqitje e tij bëhet pak kohë para takimit me presidentin e vendit Hashim Thaçi, ku edhe bëri të ditur se kush do të jetë zëvendëskryeministër i dytë dhe 5 ministra në kabinetin e tij.

Mes tjerash Kurti theksoi:

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, ka thënë Kurti në videomesazh.

Ai ka kërkuar nga LDK-ja që ta bëjë të njëjtin veprim, duke propozuar emrat e ministrave që do të jenë pjesë e koalicionit të mundshëm ndërmjet dysubjekteve.

Video mesazhi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendpsje, Albin Kurti.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/471994037060189/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *