Në një përgjigje për media nga Vetëvendosje, thuhet se Presidenti Thaçi mund ta ketë angazhuar Baton Haxhiun “që ta nxjerrë prej situatës”.
Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur drejtorit të Klan Kosovës, i cili sonte tha se lideri i VV-së, Albin Kurti është takuar dy herë me presidentin Hashim Thaci dhe kanë folur gjatë.
Zyra për media e VV-së thonë se Haxhiu është i gatshëm të gënjeje për ta ndihmuar presidentin Thaci, i cili, sipas partisë së Kurtit, është dëshmuar se është i pafuqishëm.