Kulturë

RRUGËT E NJË QYTETI NË KILI MBAJNË EMRA SHQIPTARË

Hualpen është një qytet në jug të Kilit, pjesë e provincës Concepcion, Regjioni ‘Bio Bio’. Rrugët e këtij qyteti mbajnë emra shqiptarë.

Në këtë qytet në Kili, jo vetëm që ka një rrugë me emrin “Rruga e Dibrës”, por ka edhe disa rrugë të tjera me emra qytetesh shqiptare. Në gjuhën spanjisht janë edhe “Rruga Durrësi”, “Rruga Berat”, “Rruga Elbasan”, ”Rruga Shkodra”, “Rruga Tirana”, “Rruga Prishtina” etj.

Emrat e rrugëve të këtij qyteti janë vënë ashtu, sepse ata që themeluan qytetin ishin emigrantë që kishin ardhur nga disa shtete evropiane dhe emrat i kanë vendosur sipas vendeve të tyre të origjinës, nga kishin ardhur emigrantët. 
Sipas historikut të qytetit, emigrantët thuhet se ishin anglezë, skocezë, francezë, çekë dhe jugosllavë. 
Në faqen e Komunës thuhet se emigrantët nga Jugosllavia kishin qenë kryesisht kroatë dhe kanë zgjedhur emra qytetesh shqiptare.
Si janë zgjedhur emrat e qyteteve shqiptare për emra rrugësh në Hualpën në Kili?
Ky mbetet një mister që meriton vëmendje studiuesish të mirëfilltë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *