Aktualitet

Fillimi i mbrapshtë i 2020-ës në Kosovë

Kronika e zezë e këtij fillimviti në Kosovë nisi të plotësohet me rrahje ndaj grave, rrahje ndaj policëve, plaçkitje në shtëpi e xhami, rrahje për prona e konfiskim të armëve.


Raste të dhunës në familje dhe ndaj grave janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në Prishtinë e Gjilan, ku dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi kanë rrahur gratë e tyre.

Rrahje ka pasur edhe mes vëllezërve në komunën e Suharekës, ku njëri nga të është dërguar në spital pas lëndimeve, kurse tjetri në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Një plaçkitës kishte thyer kasafortën e një xhamie në Prizren dhe kishte marrë  rreth 60 euro.

Një serb i dehur në Leposaviq, pas sulmeve dhe problemeve që kishte shkaktuar në një lokal nate, sulmoi zyrtarët policorë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Raste të tjera pati edhe konfiskime të armatimeve dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm duke gjuajtur me armë dhe fishekzjarre.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Policisë së Kosovës nëpërmjet një raporti 24 orësh të dërguar për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *