Aktualitet

KOMUNA E PRIZRENIT KAMPIONE NË LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE NË SHKALLË VENDI

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vijuar me paraqitjen e punëve të kryera nga drejtoritë përkatëse. Sot, ka numëruar  punën e  Drejtorisë së Inspektorateve. Në lidhje me këtë Drejtori ka deklaruar se në total, për dy vite, Komuna e Prizrenit ka liruar 118,000 m2 dhe se kjo shifër është ndër më të lartat në Kosovë, falë bashkëpunimit me qytetarët.

“Drejtoria e Inspektorateve edhe pse është përballur me shumë probleme dhe mungesë bashkëpunimi nga institucionet përkatëse, ka vazhduar punën në mënyrë të suksesshme në dy vitet e fundit.

Një nga indikatorët e suksesit është lirimi I hapësirave publike të uzurpuara të cilat janë përdorur nga individë dhe grupe pa leje përkatëse dhe pa pëlqime. Në total për dy vite Komuna e Prizrenit ka liruar 118,000 m2, kjo shifër është ndër më të lartat në Kosovë, puna në këtë sektor vazhdon në bashkëpunim me qytetarët, çdo thirrje e paraqitur në Alo Komuna adresohet nga Drejtoria e Inspektorateve.

Si pasojë e punës së përkushtuar të hyrat në Drejtorinë e Inspektorateve janë rritur dhe janë mbi vlerën e parashikuar. Derisa në qeverisjen e kaluar në vitin 2016 Drejtoria ka realizuar vetëm 44,9% të hyrave të planifikuara, në qeverisjen tonë në vitin 2019 të hyrat kanë kaluar shifrën e planifikuar dhe janë 185,5% më të larta se planifikimi.

Kërcënimet nuk na trembin, aktakuzat politike nuk na ndalin, çdo pengesë do ta tejkalojmë, çdo bllokadë do të zhbllokojmë, ngase Prizreni ka treguar guximin dhe meriton më të mirën, së bashku vvazhdojmë’, ka shkruar Haskuka, në llogarinë e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *