Ka përfunduar takimi i fundit mes grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për programimin qeverisës. Temat kryesore të këtij takimi ishin mirëqenia sociale, energjetika, kultura dhe mërgata.
Sipas njoftimit të bërë nga Lëvizja Vetëvendsje thuhet se takimi i sotëm ishte takimi i fundit i grupeve punuese dhe se ky takim u zhvillua në frymë konstruktive, ku u gjet pajtueshmëri për shumicën e temave në fjalë dhe se takimet e radhës pritet të mbahen në nivel kryetarësh të subjekteve.