Aktualitet

MBI GJYSMË MILION EURO ËSHTË DËMI QË NIVELI QENDROR IA KA SHKAKTUAR KOMUNËS SË PRIZRENIT

Niveli qendror nuk ia ka alokuar Komunës së Prizrenit mjetet e fondit të performancës për këtë vit. Komuna e Prizrenit fondin e performancës në vitin 2019 do të duhej ta kishte 534,516.00 € dhe sipas kontratës do të duhej të alokoheshin më së largu deri më 18.07.2019. Këto mjete, jo vetëm që nuk janë alokuar, por sipas drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, thuhet se këto mjete do të alokohen tek në vitin e ardhshëm kalendarik.

Postimi i plotë në faqen e tij në Facebook:
“Sot pranova kete email. Per hir te informimit te opinionit publik, si drejtor Komunal i Shendetesise, Komuna e Prizrenit fondin e performances ne vitin 2019 do duhej ta kishte 534.516,00 €, fond ky i cili sipas kontrates do duhej te alokohej me se largu deri me 18.07.2019. Keto mjete qe i takojne Komunes se Prizrenit, jovetem qe nuk jane alokuar por tani na thuhet se do alokohen ne vitin 2020.
Demi i Komunes vetem ne kete vit eshte 534.516,00 €.
Drejtoria e Shendetesise ne Prizren, ka planifikuar nga fillimi i vitit 2019 se ku do i shpenzoje keto mjete, sidoqoft me te kaluaren nuk do merem, por te gjitha projektet qe jemi zotur t’i bejme ne vitin 2019 do realizohen, perkunder bllokadave nga niveli qendror.
#mePubliken
#Vvazhdojme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *