Aktualitet

FTESË NGA GJYKATA SPECIALE EDHE PËR DURMISH GASHIN NGA FORTESA E RAHOVECIT

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe Durmish Gashit, ish zëvendëskomandant për ndërlidhje në ZO të Pashtrikut.

Lajmin për këtë ftesë e ka bërë të ditur vetë Durmish Gashi nga fshati Fortesë, komuna e Rahovecit, duke thënë se  në vend se ta urojë ditëlindjen e djalit të vëllait të tij, atij i është dashur që të njoftojë për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale për intervistim.
Njoftimi i tij i plotë në Facebook:
“Më vie keq që sot , në vend të urimit për ditëlindjen e Andinit ( djalit të vëllait tim ), më duhet të shkruaj këtë njoftim për ftesën e ardhur në emrin tim nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar, ashtu siç pranuan e po pranojnë çdo ditë ftesa të tilla shumë bashkëluftëtar të UÇK- së .
Jam krenar që i takoj gjeneratës e cila gjithë jetën luftoi sundimin serb ndaj trojeve shqiptare , fillimisht në organizimet ilegale të kohës , e më pas i rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në shtabin lokal të Fortesës , në Brigadën 124 “Gani Paçarizi” si dhe pranë Zonës Operative të Pashtrikut si zv. Komandant për ndërlidhje deri në përfundim të luftës. Shumë prej tyre kanë rënë dëshmorë për liri e bashkim kombëtar , ashtu siç ishte edhe betimi i ushtarit të UÇK-së.
Do të duhej që shumë kohë më parë , gjyqi të iu bëhej atyre që vranë e masakruan me qindra e mijëra shqiptar të pafajshëm gjithandej në Kosovë por edhe në Rahovec , Fortesë , Krushë të Madhe,Celinë,Krushë të Vogël, Qëndresë , Hoqë e Vogël , Brestoc, Apterushë , Senoc ,Rudinë (Pastasel) , Ratkoc , Rogovë , Zatriq , Pataqan i Ulët dhe i Epërm e ky varg vazhdon në pafundësi. Ende kemi shumë të vrarë e të pagjetur nga kriminelët serb , por deri më tani nuk u dënua askush për krim , gjenocid dhe pastrim etnik nga forcat okupatore serbe .
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet krenaria e popullit tonë !
Me respekt , Durmish F. Gashi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *