Për shkak të intensitetit të shtuar të punimeve nga KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, të dielën (10.11.2019) do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë tek rezervuari në Kobaj.
Siç njofton zëdhënësja e KRU-së “”Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ndërprerja e përkohshme e ujit bëhet për shkak të ndërrimit të pjesëve fazonike te rezervuari në Kobaj.
Njoftimi i plotë nga ana e kompanisë “Hidroregjionit Jugor” në Prizren:
“K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët, se me datën 10.11.2019 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes tek rezervuari në Kobaj, për shkak të ndërrimit të pjesëve fazonike tek rezervuari si dhe do të përfshihen të gjithë fshatrat të cilët furnizohen nga ky rezervuar.
Lusim të gjithë konsumatorët të tregojnë mirëkuptim, sepse punimet janë duke u zhvilluar me seriozitet mjaft të lartë nga punëtorët tanë dhe me rastin e përfundimit të punimeve, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes.
Nderona Kurtaj
Zëdhënëse e K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A Prizren”