Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren nga sot janë vënë në funksion dy numërues hematologjikë me kapacitet prej 80 pacientëve për orë. Këto dy aparatura nga tash do të mundësojnë të bëhen analizat e hemogramit për 160 pacientë në orë. Deri më tani kapaciteti ditor ka qenë 160 pacientë. Kështu ka njoftuar në faqen e tij në Facebook, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.
Postimi i plotë i drejtorit të Drejtorisë
së Shëndetësisë:
“Sot jane funksionalizuar dhe jane ne perdorim dy numerues hematologjik me
kapacitet 80 paciente per ore. Me keto dy paisje tani e mbas do behen anlizat e
hemogramit per 160 paciente ne ore.Gjer me tani 160 paciente ka qene
kapaciteti ditor ndersa nga tani 160 paciente do marrin sherbim per nje ore.