Gjatë renovimit të kulmit, në objektin i cili para lufte ka shërbyer si qendër e rekrutimit e ish ushtrisë jugosllave, është gjetur një predhë luftarake. Punimet janë ndërprerë dhe menjëherë është lajmëruar policia. Me të po merren ekipet për deminim, njoftojnë dëshmitarët okularë për Kapixhikun.
Në objektin ku ka filluar renovimi, pos Lëvizjes Vetëvendosje, zyrat i ndajnë edhe Federata e Futbollit dhe Federata e Çiklistëve.