Politikë

Albin Kurti i propozon Hashim Thaçit të takohen me 6 janar dhe ia uron Vitin e Ri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia ka kthyer përgjigjen presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së tretë që ky i fundit ia dërgoi Albin Kurtit. Duke e refuzuar takimin për ditën e nesërme, Albin Kurti i ka propozuar që takimi të ndodhë më 6 janar.

“I nderuar President i Republikës së Kosovës,
Ju faleminderit për ftesën e radhës. Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00.
Propozoj të takohemi të hënën, me 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve.
Gëzuar 2020!
Sinqerisht,
Albin Kurti”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *