Politikë

Ambasadori Kosnett takohet me Mustafën e më pas edhe me Albin Kurtin

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, pasi ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ka takuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Mësohet se takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Ata kanë biseduar për krijimin e Qeverisë dhe Kurti ka qenë në takim edhe me zyrtarë të lartë të partisë së tij, kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja, Arbërie Nagavci . Ndërkohë, në takimin që zhvilloi me Mustafën, ky i fundit ishte i shoqëruar nga Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *