Me një postim në faqen e tij në Facebook, Kurti njofton se sot është takuar në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë.
Postimi i tij i plotë:
“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.
Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen.”