Sot bëhen tre vjet nga vrasja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Me këtë rast, aktivistë të shumtë Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të prirë nga kryetari, Albin Kurti, bënë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit, në 3 vjetorin e vdekjes së tij.
Aktivisti dhe deputeti, Glauk Konjufca tha se Astriti ishte aktivist i dalluar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i dashur me popullin, i vendosur me qëndrimin e i palëkundur me idealin që e kishte. Duke konstatuar se në dritën e ekspertizës së re Astriti humbi jetën nga një krim, i cili duhet të zbulohet dhe kriminelët duhet të sillen para drejtësi, Konjufca tha se jeta e një individi merr statusin e vet sublim atëherë kur arrin të shndërrohet në një simbol të të mirës së përgjithshme, e Astriti e ka arritur këtë status.
Nga ana e tij, babai i Astritit, Avni Dehari, në emër të familjes falënderoi të pranishmit për ardhjen por edhe mbështetjen e vazhdueshme.
Në mesditë, me moton “Drejtësi për Astritin”, ka nisur marshi në kërkim të drejtësisë për rastin e tij. Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë grumbulluar shumë qytetarë, të cilët marshuan drejt Prokurorisë së Shtetit.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, Drejtoritë e Shëndetësisë në Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, po u ofrojnë shërbime mjekësore familjeve të varfra.
Ndërsa në orën 14:00, në Prizren mbahet aktiviteti përkujtimor te murali i
aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. nga ora
14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në
burgun e Prizrenit. Para këtij murali do të ndizen qirinj dhe do të vendosen
kurora lulesh. Ndërkohë, Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë,
duke filluar po në orën 14:00, do të fillojë aksioni për dhurimin e gjakut. për
të gjithë të interesuarit që duan të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, si
shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.
Sot bëhen tre vjet nga vrasja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Me këtë rast, aktivistë të shumtë Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të prirë nga kryetari, Albin Kurti, sot bënë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit, në 3 vjetorin e vdekjes së tij.
Aktivisti dhe deputeti, Glauk Konjufca tha se Astriti ishte aktivist i dalluar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i dashur me popullin, i vendosur me qëndrimin e i palëkundur me idealin që e kishte. Duke konstatuar se në dritën e ekspertizës së re Astriti humbi jetën nga një krim, i cili duhet të zbulohet dhe kriminelët duhet të sillen para drejtësi, Konjufca tha se jeta e një individi merr statusin e vet sublim atëherë kur arrin të shndërrohet në një simbol të të mirës së përgjithshme, e Astriti e ka arritur këtë status.
Nga ana e tij, babai i Astritit, Avni Dehari, në emër të familjes falënderoi të pranishmit për ardhjen por edhe mbështetjen e vazhdueshme.
Në mesditë, me moton “Drejtësi për Astritin”, ka nisur marshi në kërkim të drejtësisë për rastin e tij. Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë grumbulluar shumë qytetarë, të cilët marshuan drejt Prokurorisë së Shtetit.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, Drejtoritë e Shëndetësisë në Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, po u ofrojnë shërbime mjekësore familjeve të varfra.
Ndërsa në orën 14:00, në Prizren mbahet aktiviteti përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit. Para këtij murali do të ndizen qirinj dhe do të vendosen kurora lulesh. Ndërkohë, Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, duke filluar po në orën 14:00, do të fillojë aksioni për dhurimin e gjakut. për të gjithë të interesuarit që duan të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.