Drejtoria e Inspektorateve, përkatësisht sektori sanitar i kësaj drejtorie, gjatë ditës së djeshme ka bërë mbikëqyrjen e rregullt të procedurës së asgjësimit të mallit me afat të skaduar, sipas kërkesës së biznesit afarist.
Vlera e mallit të asgjësuar është 10,492.00 Euro, ku biznesi në fjalë ka vepruar dhe respektuar procedurat e rregullta për asgjësim të mallit me afat të skaduar.
Drejtoria e Inspektorateve fton të gjitha bizneset që t’i përmbahen rregullave dhe procedurave për kujdesin e mallit me afat të skaduar, në të kundërtën do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për t’i ndëshkuar ata.
Kujdesi ndaj shëndetit të qytetarëve mbetet prioritet kryesor dhe obligim i Drejtorisë së Inspektorateve, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Komunës së Prizrenit.